Arrihet marrëveshja për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut. Kryeministër shqiptar 100 ditët e fundit të mandatit

Maqedonia e Veriut do të ketë së shpejti qeverinë e re. Partnerë të ardhshëm do të jenë socialdemokratët LSDM, BDI. Në 100 ditët e fundit qeveria do të ketë kryeministër shqiptar. Krijimi i qeverisë së re u njoftua sot nga kreu LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Dy politikanët njoftuan se është arritur marrëveshje për formimin e shumicës parlamentare, formimin e qeverisë së re dhe ndarjen e ministrive. Marrëveshjen e arritur për koalicionin qeveritar duhet ta konfirmojnë organet më të larta të të dyja partive. Marrëveshja për qeverinë e ardhshme do të prezantohet edhe para partive që janë pjesë e koalicionit. Pjesë e koalicionit mund të jetë dhe partia tjetër shqiptare, PDSH.

Sipas marrëveshjes qeveria do të drejtohet edhe nga një shqiptar në fund të mandatit, në 100 ditët e fundit para mbajtjes se zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Qeveria e Përzhinës më nuk do të funksionojë për shkak të problemeve në të kaluarën. Por kur vijnë zgjedhjet, të gjitha partitë duhet të ndjehen të barabarta, kështu që LSDM-ja do të pranojë që 100 ditë para zgjedhjeve, me propozim të BDI-së, të zgjidhet një kryeministër i ri”, është shpreh Zaev. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se si BDI-ja do të arsyetojë heqjen dorë nga kërkesë për kryeministër shqiptar  me të cilën udhëhoqi fushatën zgjedhore.

“Ky vendim që është marrë pritej nga të gjithë qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë për vazhdimin e proceseve integrues. Ne kemi dalë me kandidat (për kryeministër) si e drejt e jona legjitime dhe nëse do të barrikadohemi, asnjëherë nuk do të arrijmë zgjidhje për të mirën e qytetarëve. Mendoj se qëllimi është arritur që të përçojmë mesazhin te të gjithë qytetarët”,-ka thënë Ahmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zgjedhjet e 15 korrikut LSDM-ja e Zoran Zaevit ka fituar 46 deputet në kuvend, BDI-ja 15, opozita shqiptare 12, Levica 2 dhe PDSH-ja 1 deputet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E saktësuam dhe konfirmuam kornizën për bashkëpunimin e ardhshëm mes LSDM-së, koalicionit “Mundemi” dhe BDI-së, është arritur marrëveshje koalicioni për krijimin e shumicës parlamentare, për ndarje të përgjegjësive, përbërjes dhe parimeve të qeverisë së re me mandat të plotë e cila në katër vitet e ardhshme do të punojë me përkushtim për interesat e qytetarëve dhe të shtetit”, tha Zoran Zaev, i cili do të jetë kryeministër i qeverisë së re.

Lideri i LSDM-së tha se veçanërisht e rëndësishme për ta ishte arritja e marrëveshjes së shpejtë për koalicion qeveritar për shkak të nevojës për vendosje të shpejtë në funksion të institucioneve kyçe në shtet, e me qëllim përballjen me sfidat shëndetësore dhe me të gjitha sfidat tjera në lidhje me Covid-19. Zaevi paraqiti një pjesë të parimeve të qeverisë së re, të cilën do të udhëheqë me mandat të plotë katërvjeçar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?