Arrihet shifra, mbi 1 milion vaksinime. Rama: Nuk do të ndalemi

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se në Shqipëri janë mbi 1 milion qytetarë të vaksinuar kundër Covid-19 dhe siç thekson në facebook, puna nuk do të ndalet derisa të vaksionohet edhe qytetari i fundit.

Në rrjetet sociale shkroi edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. “Ia kemi dalë të kryejmë mbi 1 MILION vaksinime dhe nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të vaksinohet”, shkruan Manastirliu.

Objektivi i qeverisë ishte që kjo shifër t’u arrinte deri në fund të qershorit, por u arrit sot 6 ditë më pas.

SHKARKO APP