Arta Vorpsi: Jam në detyrë si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
Arta Vorpsi mbërriti këtë të premten në Gjykatën Kushtetuese, duke mos dhënë shpjegime për median se me çfarë statusi vinte aty, për shkak se ajo punon edhe si këshilltare ligjore në këtë gjykatë.
Më vonë, në një prononcim, Vorpsi tha se kishte shkuar në gjykatë pasi është gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese. Një ditë më parë, Vorpsi u betua përpara një notereje për të marrë detyrën. Por sipas Kushtetutës, ajo s’mund të marrë funksionet e saj si gjyqtare pa bërë betimin zyrtar para Presidentit.
A do pranohet ky betim i Vorpsit në një noteri çfarëdo? Mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet ky kaos në Gjykatën Kushtetuese.