Artan Fuga: Ja hapat që duhet të ndjekë opozita për të demokratizuar elektoratin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ftuar në Firence në konferencën vjetore ‘’State of the Union’’. Rama ka folur në konferencë për integrimin europian teksa ka kërkuar durim pasi jo të gjitha varen nga Shqipëria.
Ai thotë se reformat Shqipëria nuk po i bën për Brukselin apo Parisin, por për të ardhmen dhe brezin e ri të shqiptarëve. ‘’Vlerësojmë se kush është burimi më i kualifikuar për të folur objektivisht për reformat, rezultatet tona. Askush, skund në Europë nuk është më i mirë se sa Komisioni Europian për të dhënë objektivisht mbështetur në fakte, mbështetur në monitorim rigoroz, për të thënë se ku jemi. Kemi mësuar në mënyrën më të vështirë se pavarësisht gjithçkaje ka dy nivele vlerësimi, njëri më teknik, pra komisioni që ka një delegacion të tërë që ndjek 24 orë në ditë, 7 ditë të javës gjithë ecurinë. Më pas niveli më politik, më subjektiv, ngecemi. Në rregull e kuptojmë. E rëndësishme të vijojmë të bëjmë atë që po bëjmë. Nuk duhet se duhet ta bëjmë se njerëzit në Bruksel apo Paris, duhet ta bëjmë për fëmijët, këto reforma janë në të mirë të vendit.
Kemi nevojë të zhvillojmë për brezin e ardhshëm. Na duhet durim derisa vlerësimi të bëhet edhe në nivelin vendimmarrës të Këshillit. E dimë mirë që vendimet janë edhe më influencuese. Nuk lidhet vetëm me atë çka ti bën, por është edhe për atë që ata kanë nevojë.
Në rregull s’ka problem, e dimë se çfarë është e rëndësishme, nuk kemi shumë fuqi për të ndryshuar gjëra. Nëse një vend ka zgjedhje, një tjetër ka problem për debat politkk për emigrantët, apo një vend do zgjerimin. Ti bësh të gjithë bashkë një zëri për hapin tjetër është gjithmonë e më e vështirë. ‘’-tha Rama.