Artan Gaçe: Na duheshin të “fortët” në PS, vetëm me ata mund të ndalonim Berishën që të na vidhte

Deputeti socialist Artan Gaçe thotë se të “fortët” në Partinë Socialiste, kanë qenë një kundërpërgjigjie ndaj bandave të PD-së.

Sipas tij, ata duheshin për të ndaluar Berishën që t’u vidhte fotot.

Gaçe thotë për Panorama, se në zgjedhjet e 23 qershorit do të ishte një dramë për shqiptarët, nëse Berisha vidhte prapë zgjedhjet dhe qendronte në pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë e kam bindje se nuk do të ekzistonte më opozita nëse populli na votonte dhe bandat tjetërsonin votën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtu luheshin fatet e venditdhe jo ato të Partisë Socialiste.

Imagjinoni se çfarë dite do të ishte nëse më 24 qershor 2013 fitues do të shpallej Sali Berisha?!

Çfarë drame do të ishte për shqiptarët?!

Ne do ta lejonim këtë rrënim të mëtejshëm të vendit?!

Atëherë për të mbrojtur votën që hidhej për Partinë Socialiste, ne kontaktuam njerëzit më influentë në komunitetet e tyre për të ruajtur votën.

Na duheshin njerëzit që i rezistonin presionit dhe kërcënimeve të banditëve të PD­-së”­, shprehet deputeti socialist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?