Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Xhaçka, shkon në SPAK

Artan Gaçi, bashkëshorti ish-ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shkuar sot në SPAK.

Mësohet se Gaçi është thirrur për t’u marrë në pyetje për një kallëzim të bërë nga Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, që ndodhet pas hekurave për blerje votash.

Gaçi është marrë pyetje për akuzat që bëri Beleri, se ka përfituar si investitor strategjik tokë përmes procedurave të paligjshme, në zonën e Himarës. Nuk dihet ende nëse SPAK do të thërrasë edhe ish-ministren Xhaçka, e cila po ashtu është kallëzuar penalisht nga Beleri.

SHKARKO APP