Artan Hoxha: Qindra shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Kolumbi, Ekuador dhe Meksikë
Nga Artan Hoxha
Kemi mësuar së fundmi që qindra bashkëpatriotë kanë mbetur të bllokuar në Kolumbi, Ekuator, apo Meksikë!
Sigurisht nuk flas për ata që janë të arrestuar apo dënuar për trafik kokaine në burgjet e Amerikes Latine, por për një grup tjetër që vertetë duan të kthehen në Atdhe, por nuk kanë asnjë mundësi ta kalojnë Oqeanin Atlantik.
Një i njohur i imi, që jeton prej disa vitesh në qytet-portin më të madh te Ekuadorit, në Guajakil, ndërsa po komunikoja pak orë më parë në lidhje me shqiptarët e bllokuar në qytetin e tij, ku koronavirusi po bën namin, me bëri një pyetje: A mund të më thuash çfarë kërkojnë kaq shumë shqiptarë në Guajakil, në anën tjetër të botës dhe në një vend të varfer, më pak rend e siguri për jetën?!