Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:27 Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin Juventus dhe Milani pritet të përballen në një tjetër duel jashtë fushës së lojës, këtë herë në merkaton e transferimeve. Në qendër të vëmendjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Artan Lame: Do të punësohen 230 veta. Gati ngritja e Qendrës së Kadastrës Digjitale

Aktualitet
E mërkurë, 2 Shkurt 2022 11:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, thekson se sfida e institucionit që ai drejton përgjatë vitit 2022 do të jetë digjitalizimi.

Sipas Lames, “Dje Kryeministri miratoi strukturën e re të Kadastrës, e cila parashikon edhe ngritjen e Qendrës së Kadastrës Digjitale, strukturë që do të jetësojë projektin e Digjitalizimit. Kjo qendër do të punësojë një trupë punonjësish të rinj, prej rreth 230 vetash”.

Deklarata e plotë:

Vjet në dhjetor, në bashkëpunim me Qeverinë shpallëm se sfida jonë për vitin 2022 do të jetë digjitalizimi.
Kemi bërë të mundur që gjatë vitit 2021 të 1,5 milion shërbimet e ofruara nga Kadastra, të jenë në format digjital. Por mbrapa këtij veprimi, mbetet fakti që pjesa dërrmuese e dokumentacionit ekzistues të Kadastrës është ende në letër, gjë që sforcon maksimalisht stafin tonë në dhënien e shërbimit.
Për këtë arsye, në dhjetor Qeveria miratoi financimin e projektit për digjitalizimin e arkivit te Kadastrës. Bëhet fjalë për një arkiv me rreth 50 milionë dokumente që do t’i nënshtrohen këtij procesi delikat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga njëra anë po bashkëpunojmë me AKSHI-n për ngritjen e të gjithë infrastrukturës së nevojshme që do të mundësojë këtë operacion.
Nga ana tjetër, ky operacion do të ketë nevojë për një trup punonjesish që do t’a realizojnë atë. Kjo bëhet me qëllim që trupa ekzistuese e punonjësve te vijojë me dhënien e shërbimeve qytetarëve pa ulur ritmin e punës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dje Kryeministri miratoi strukturën e re të Kadastrës, e cila parashikon edhe ngritjen e Qendrës së Kadastrës Digjitale, strukturë që do të jetësojë projektin e Digjitalizimit.
Kjo qendër do të punësojë një trupë punonjësish të rinj, prej rreth 230 vetash.
Jam këtu para jush për të shpallur thirrjen për aplikime pune në këtë organizëm.
Bëhet fjalë kryesisht per dy kategori operatorësh:
1) Operatorët e skanimit dhe sistemimit të dokumentacionit;
2) Operatorët e digjitalizimit të kartelave.

Mund t'ju interesojë

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Para 4 minutash
Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Para 14 minutash
Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodh...

Para 26 minutash

Projekti do të zgjasë dy vjet dhe do të shërbejë dhe si shkollë për këta operatorë që, me eksperiencën që do të fitojne gjatë punës të mund të integrohen më pas në strukturat e Kadastrës.
Ky projekt do të mbuloj të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nga Kukësi në Sarandë dhe nga Vlora deri ne Korçë. Që nga dita e nesërme, në faqen zyrtare web të Kadastrës dhe në facebook, do të gjeni të shpallur thirrjen për këto aplikime.

Gjithashtu, struktura e re e Kadastrës e miratuar nga Kryeministri, na hap rrugën e riformatimit për shumë Drejtori Rajonale që kanë patur probleme kohët e fundit.
Këto vende të reja pune krijohen nga dy arsye:
E para, për shkak të largimeve nga puna të atyre që nuk e përballuan dot ritmin tonë, apo që nuk deshën të kuptojnë se në Kadastrën e re nuk mund të bëjnë më lojrat e Hipotekës së vjetër.
E dyta, me ligjin e ri 20/20, Kadastrës Shqiptare i janë ngarkuar disa funksione të reja që dikur i kanë patur institucione të tjera. Arsyeja ishte e thjeshtë: u pa që ky institucion me gjithë vështirësitë e ngritjes, po jepte rezultate. Për këto funksione të reja do të ketë nevojë për shumë specialistë të tjerë, për të cilët do të bëjmë thirrje.
Këto vende të lira, në një fazë të parë do të jenë në Drejtoritë e Tiranës, Durrësit, Kavajës dhe Krujës, për të vijuar më pas edhe në drejtoritë e tjera.
Specialitetet kryesore janë juristë dhe inxhinierë.

Jam i bindur se gjithë llafollogët e fejsbukut do ulen të dekurajojnë këdo që do të dëshirojë të përfshihet në këtë thirrje. Mos u çudisni, e kanë bërë gjithmonë.
Unë ju drejtohem direkt të interesuarve: Bujrum të gjithëve, ja sheshi ja mejdani!

Etiketat e lidhura

Artan LameKadastra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Tani

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 4 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri
Para 14 minutash

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)
Para 21 minutash

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.