Artan Shyti: Ligji për lojërat e fatit, kritere përjashtuese për kompanitë shqiptare

Artan Shyti, ish-kryetar i Shoqatës së Basteve deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ligji i ri për lojërat e fatit ka disa probleme, që lindin nga kushtëzimi që kompanitë shqiptare që duan të hyjnë në treg, duhet të kenë një partner të huaj. Sipas Shytit ky është një ligj që përjashton bizneset shqiptare, duke eliminuar kompanitë që kanë qenë në këtë treg apo ato që duan të hyjnë.

“Me këtë ligj ka disa probleme, të cilat nuk është puna se pengojnë kompanitë që kanë qenë, sepse hyjnë apo nuk hyjnë ato, kjo është dytësore. Ky ligj ka disa probleme, përveç gjërave të mira që ka, se nuk garanton që ata që janë duke luajtur sot të paligjshëm do të kthehen në të ligjshëm. Ajo që bie në sy është që shtohet në mënyrë përjashtuese një ortak i huaj për të cilin nuk thuhet se sa për qind duhet të ketë, nuk thuhet se çfarë duhet të jetë, por thuhet lojërat e fatit. Por mirë përcaktojeni nga bastet. Merrni një ndërkombëtar që bën bastet, se nuk e di se çfarë përvoje ka që duhet të vijë këtu dhe të konsolidojë një ide që, po nuk qe përvoja ndërkombëtare, nuk bëhet. Po si është bërë 20 vjet këtu?

Dhe kush nga garanton se nëse vjen një kompani ndërkombëtare që nuk bën baste në botë, do t’i bëjë këtu?

Ky është një kriter përjashtues, sepse kompanitë shqiptare që kanë qenë, apo ato që duan të hyjnë nuk munden dot, pa patur një partner të huaj në lojërat e fatit. Ndërkombëtarët nuk i pengon njeri të hyjnë, po pse shqiptarët duhet të futen, duke patur një të huaj. Çfarë garanton ai?”-tha Shyti./tpz.al/

SHKARKO APP