Artur Zheji: Kriza Rama-Meta është evidente, pyetja shtrohet a kanë më arsye të qendrojnë bashkë

Artur Zheji thotë se tashmë kriza në marrëdhëniet mes kryeministrit Ramadhe kryeparlamentarit Ilir Meta është evidente. Sipas tij, tashmë shtrohet pyetja nëse ata kanë më arsye të qendrojnë bashkë, apo të ndahen.Le ta themi shkoqur, në Shqipërinë politike dhe jo vetëm, argumenti kryesor që flitet e përflitet, është Kriza Rama-Meta. Askush nuk dyshon më për qenësinë e kësaj Krize, të gjithë pyesin vetëm se, sa e thellë se sa e ndreqshme apo e pandreqshme ajo është", shkruan Zheji te Mapo.

LSI vijon t’i përmirësoje dukshëm parametrat e saj elektorale, duke u bërë një parti me një shtrirje “kërcënuese”.

Me këto numra elektoralë, qoftë edhe plus minus 3-4 %, Meta e ka shndërruar politikën shqiptare në një strukturë 3-polare. Nëse rezultatin e vitit 2005 dikush e quajti një aksident, apo rezultatin e vitit 2009, një vullnet të lëvdueshëm për mbijetesë, por vetëm kaq, në 2013 dhe në 2015, LSI nuk është një pemë pa rrënjë, si edhe shumëkush nga ata që nuk e duan, e etiketojnë bollshëm.

Shqipëria po hyn kështu me 20 vite vonesë, në strukturimin politik të ngjashëm me Italinë, Greqinë apo dhe vende të tjera.

Ku koalicionet janë të forta, ndërsa forca e kryeministrit është një hap pas forcës së Koalicionit. Italia apo Greqia e rrëfen këtë model bollshëm dhe qartë.

Kjo nuk përjashton faktin që shumë ëndërrimtarë të oborrit, që sot zëvendësojnë astrologët apo parashikonjësit e dikurshëm të kërkojnë një Zgjidhje të Re.

Duke zgjidhur këtë Koalicion.

Me “parashikimin” se “Yjet” janë në pozicion të favorshëm, për të hyrë në zgjedhje të parakohshme dhe për të korrur kësisoj një Fitore Historike të Partisë së Re Socialiste. Dhe mundësisht rikthimin de facto të politikës shqiptare në trajtën e vjetër 2-polare, apo thjesht 2 partiake.

Mirëpo risku që ky ekuacion të fshehë të panjohura elektorale është i lartë. Kjo do të përmbyste të gjitha argumentet që para dy vitesh, bashkuan Metën dhe Ramën nën çatinë e të njëjtit Koalicion. Për faturën ekonomike dhe qeverisëse dhe të stabilitetit të Vendit, është më mirë të mos flasim.

Mirëpo mesa duket, makineria e ëndërrimtarëve është vënë në një lëvizje serioze. Në mënyrë trasversale dhe që në të vërtetë synon zhbërjen e 3 polaritetit të politikës shqiptare.

Që koincidon me zhbërjen e LSI-së.

Etiketat moralizuese nga njëra anë, akuzat morale nga ana tjetër, janë vetëm fjalë, për të justifikuar akte të mëpastajme.

Meta u akuzua fort në pranverë si “vrasës” dhe si atentatbërës.

Tani akuza më e fundit. Simbas variantit më the- të thashë, dhe simbas meje kjo punë qëndron kështu, ose ashtu. E deri më tash, si edhe për “vrasjen” me pagesë, “0” prova. Ndërsa qëllimi politik është i qartë.

Por turbulenca morale dhe moralizuese ka si objektiv opinionin publik shqiptar dhe më gjerë.

Të gjithë e dinë që në politikën shqiptare kanë munguar shenjtorët. Gjithmonë.

Çështja që duhet zgjidhur është: Rama dhe Meta, kanë tashmë më shumë arsye për të qenë bashkë, apo veç e veç”, shkruan më tej në analizën e tij Zheji.

 

SHKARKO APP