Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:13 Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm Nga Elisa Spiropali, deputete e PS Serbët shprehën masivisht me votë vullnetin e tyre për ndryshim, duke mbyllur kështu, ndoshta përgjithmonë, epokën e dominimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
As me përkulje dhe puthje duarsh BE nuk hap udhë drejt Brukselit. Kina dhe Rusia rrinë me veshë në krah!

As me përkulje dhe puthje duarsh BE nuk hap udhë drejt Brukselit. Kina dhe Rusia rrinë me veshë në krah!

Aktualitet
E mërkurë, 13 Dhjetor 2023 09:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Nga radio gjermane DW-

(Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Para 12 minutash
Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen ...

Para 23 minutash
Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari

Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari

Para 34 minutash

Shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk do t’u thuhen data konkrete për anëtarësimin. Por Brukseli dëshiron të përdorë të paktën ndihmën ekonomike për të parandaluar që Ballkani të orientohet nga Kina dhe Rusia.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Duket të jetë një ndjesi pak a shumë si ajo e fëmijëve natën e Krishtlindjes që presin me padurim dhuratat”, thotë një nëpunës i lartë i BE-së në valën e përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë të BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin. Dhuratat e mundshme të ambalazhuara bukur do t’u tregohen sot (13.12.2023) në Bruksel krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Por në fakt, se kush do të marrë çfarë konkretisht do të vendoset të enjten (14.12.2023) në samitin e 27 anëtarëve të BE-së pa praninë e vendeve të Ballkanit.

Data konkrete për anëtarësimin e Shqipërisë, të Serbisë, të Malit të Zi apo të Maqedonisë së Veriut nuk do të përmenden. Me këto katër shtete Komisioni i BE-së po negocionon për përshtatjen e legjislacionit, shtetëndërtimit dhe praktikave qeverisëse sipas normave të BE-së. Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel në një fjalim në Bled të Sllovenisë u shpreh për një afat antarësimi në vitin 2030. Por këtë afat BE asnjëherë nuk e ka përfshirë zyrtarisht në deklaratat e samiteve të veta. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kërkuar rritjen e shpejtësisë për procesin e zgjerimit, po as ai nuk është shprehur konkretisht.

Më shumë vrull për zgjerimin?

Në Bruksel janë të një mendimi se  diskutimi për pranimin e gjashtë shteteve të Ballkanit ka marrë hov vetëm qëkurse Rusia sulmoi Ukrainën. Si rrjedhojë është vendosur më në fokus aspekti i politikës së sigurisë dhe gjeostrategjisë në debatin për zgjerimin. „Ndihet një energji e re”, tha një nëpunës i BE-së. Pas sulmit rus ndaj Ukrainës u hapën bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina u përcaktua si vend kandidat. Por është e paqartë se si mund të fillojnë bisedimet e antarësimit me këtë konstrukt shtetëror jofunksional, ku serbët e Bosnjes besnikë ndaj Rusisë krijojnë trazira. Bosnjë-Hercegovina edhe 28 vjet pas luftrave civile në Jugosllavi ndodhet nën administrim ndërkombëtar.

Fillimisht duhen zgjidhur konfliktet e vjetra

Kosova që u shkëput si shtet nga Serbia, nuk njihet ende as prej Serbisë dhe as nga disa vende anëtare të BE-së, gjë që i ndërlikon hapat zyrtarë drejt bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. BE-ja edhe përpara këtij samiti (13.12.2023) u ka kërkuar vendeve të Ballkanit të zgjidhin konfliktet bilaterale në rajon, në mënyrë q ëtë përparojnë në procesin drejt BE-së. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrin pjesë në samit në Bruksel. Një afrim i vërtetë mes palëve në këtë konflikt Beogradit dhe Prishtinës, që u përshkallëzua këtë vit, sa i përket autonomisë së territoreve me popullsi serbe në Kosovë, nuk e pret askush.

NATO-s iu desh të përforcojë trupat në Kosovë, për të mbajtur nën kontroll situatën mes palëve. Samiti BE-Ballkani Perëndimor, sipas një projekt-deklarate përfundimtare, pritet t’u kërkojë të dyja palëve, që të zbatojnë më në fund marrëveshjen për normalizimin e raporteve të vendosur prej kohësh. I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, do t’i vazhdojë përpjekjet e ndërmjetësimit mes Serbisë dhe Kosovës. Pa pajtim nuk parashikohet as anëtarësimi i Serbisë dhe as i Kosovës në BE.

Bazuar në raportet e progresit të BE-së të publikuara në nëntor të gjashtë vendet e Ballkanit po bëjnë pak a shumë shpejt hapa për përmirësimin e shtetit ligjor, për mirëqeverisje dhe për të luftuar më mirë korrupsionin, Por suksese të mirëfillta mbi këto deficite të konstatuara nuk ka pasur gjatë këtij viti. Kapitujt e bisedimeve vërtetë janë hapur, por nuk kanë mundur të përfundohen. Me Shqipërinë është bërë ndërkohë një inventarizim i proceseve, në mënyrë që të mund të nisin shpejt bisedimet konkrete. Por këto aktualisht po pengohen nga Greqia, që debaton lidhur me çështjen e postit të kryebashkiakut në Himarë. Përparimet në bisedimet e anëtarësimit mund të avancojnë vetëm përmes vendimeve unanime. Secili vend anëtar i BE-së mund të vendosë veton, gjë që pengon bisedimet.

Stimuj për ekonominë

Pavarësisht vështirësive BE-ja ka konstatuar përpara samitit disa gjëra që po funksionojnë. Në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, është themeluar një degë e Universitetit Evropian të Bryzhës. 500 studentë mësojnë ndërkohë në të. Komisioni i BE-së dhe vendet anëtare të BE-së duan të venë tani në dispozicion bursa të tjera për këtë Kolegj Evropian. Bashkëpunimi i universiteteve në BE me shkollat e larta në rajonin e Ballkanit duhet të zgjerohet.

BE-ja ka konceptuar disa programe, për të nxitur rritjen ekonomike, inovacionin, infrastrukturën dhe investimet në Ballkan. Në nëntor të këtij viti presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen shpalli një program zhvillimi ekonomik në vlerën e gjashtë miliardë eurove deri në vitin 2027, që ka për synim t’i mundësojë Ballkanit përpara një anëtarësimi zyrtar avantazhet e tregut të brendshëm të BE-së, qarkullimin e lirë të mallrave dhe personave. „Potenciali i këtij plani zhvillimi është i jashtëzakonshëm”, theksoi Ursula von der Leyen për projektin e saj. “Plani i zhvillimit mund ta dyfishojë rendimentin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në dhjetë vitet e ardhëshme”, premtoi ajo në nëntor në Bruksel.

Kina dhe Rusia si konkurrentë

Që nga tetori i këtij viti janë ulur ndjeshëm tarifat Roaming për telefoninë mobile mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit. Nga viti i ardhshëm për herë të parë qytetaret dhe qytetarët e të gjitha këtyre vendeve mund të udhëtojnë pa viza në BE. Me ndihmën e furnizimeve me energji dhe zgjerimin e sistemeve të energjive të rigjenerueshme BE-ja dhe shtetet e Ballkanit duan të lidhen edhe më ngushtë dhe të shmangin ndikimin gjeostrategjik të konkurrentëve si Kina dhe Rusia në Ballkan. Sipas një analize të Fondacionit Shkenca dhe Politika në Berlin BE-ja është me diferencë të madhe kundrejt Kinës dhe Rusisë partneri kryesor tregtar në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në investimet direkte spikasin Serbia dhe Mali i Zi. Vitet e fundit Kina ka mundur t’i rrisë dukshëm investimet në Serbi duke u renditur e dyta pas vendeve anëtare të BE-së. Në Mal të Zi Rusia ka qenë pas BE-së investuesja më e madhe, por ndërkohë Mali i Zi pas invazionit të Rusisë në Ukrainë po përpiqet të shkëputet, vërejnë ekspertët e Fondacionit Shkenca dhe Politika.

Në samitin BE – Ballkan në Bruksel drejtuesit e BE-së duan ta bindin edhe Serbinë, që të bashkohet me deklaratën e përbashkët, në të cilën do të theksohen objektivat e politikës së jashtme të BE-së dhe refuzimi ndaj Rusisë. Gjithashtu të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’u bashkohen sanksioneve ndaj Rusisë. Konsiderohet si e vështirë që presidenti serb me tendenca autokratike Alexandar Vuçiq të bashkohet me ketë kurs. Gjithësesi Serbia merr energji me çmim shumë të leverdisshëm nga Rusia: Nëpunësit e BE-së në Bruksel lidhur me këtë mendojnë, se Serbisë asgjë nuk do t’i imponohet në samit. Bisedimet e antarësimit me Beogradin vazhdojnë, edhe pse Beogradi nuk e ka ndjekur deri tani politikën e jashtme të BE-së/DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm
Tani

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 10 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 12 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 23 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.