Asambleja e OKB. Meta: Shqipëria e përkushtuar për paqen në rajon
Ka nisur sot sesioni 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Shqipëria përfaqësohet në këtë sesion me delegacion të nivelit të lartë, në krye të së cilit është Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Në nisje të punimeve të Asamblesë së OKB, kreu i shtetit Ilir Meta ka postuar një foto në adresën zyrtare në Twitter.
“Filloi sesioni i 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të #OKB-së. #Shqipëria e përkushtuar ndaj paqes, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit në rajonin e #Europës Juglindore dhe botës mbarë”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.
Filloi sesioni i 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të #OKB-së. #Shqipëria e përkushtuar ndaj paqes, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit në rajonin e #Europës Juglindore dhe botës mbarë.🇦🇱 pic.twitter.com/DstoQb2Nkt
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) September 25, 2018
Vizita e kreut të shtetit në SHBA:
- Presidenti fjalim në OKB: Ne kemi pasur “Mandelat” tanë
- Meta në takimin e nivelit të lartë të Donald Trump
- Presidenti: Në krah të Trump, të çrrënjoset droga dhe të mbrojmë fëmijët
- Presidenti Meta takon Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan
- Kreu i shtetit, në Kishën Katolike Shqiptare në SHBA