Asambleja e PS, PD i përgjigjet Ramës: Fole vetëm mashtrime!

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edui Rama gjatë fjalës së tij në punimet e Asamblesë së Partisë Socialiste, teksa renditi të gjitha sukseset e tij imagjinare në këto 7 vite qeverisjeje të vendit.

“Shqipëria e pagave më të ulëta në rajon! Shqipëria reale sot është ajo e 38 mijë bizneseve që mbyllen e 97% e shqiptarëve që paguajnë me shume taksa. Shqipëria e shtresës së mesme të nëpërkëmbur, e dijes së mbi-taksuar. Shqipëria e borxhit publik 90%. Shqipëria e atij që punon njësoj si fqinjët, por merr rrogën mesatare më të ulët se kushdo në rajon. Është i njëjti kryeministër që në shtator 2017 i vendosi bizneset me mbi 2 milionë lekë xhiro që të paguajnë TVSH, të marrin një kontabilist dhe tiu dyfishohen kostot”,- tha Tabaku.

Ajo shtoi se asnjë nga premtimet e Edi Ramës nuk është realizuar. “Edi Rama që sot gjoja ka shqetësim biznesin e vogël është njeriu që keqpërdori 16 milionë euro në një tender korruptiv për fiskalizimin që do t’i kushtojë bizneseve të vogla 2000 euro në vit. Është i njëjti që e shndërroi qeverinë në postiere të interesave të oligarkëve në kurriz të bizneseve të vogla. Të njeriut që mbylli mbi 50 biznese në ditë për dy mandatet e qeverisjes së tij. Në ditët më të vështira të shqiptarëve, në kulmin e krizës dhe pandemisë Edi Rama vazhdonte të jepte miliona euro për koncesionet. Jo më larg se dje, kryeministri që sot i rikthehet premtime të vjetra të pa mbajtura, ka paguar 24 milionë euro për inceneneratorin e Fierit, që është thjesht një godinë bosh”,- deklaroi Tabaku.

Duke u ndalur në fjalimin e sotëm të Edi Ramës, Tabaku tha se Edi Rama nuk ka më as fantazi. “Kryeministri që mbylli shitoret dhe marketet e lagjes për t’i dhënë pushtet oligarkëve. Njeriu që uli tavanin e blerjeve online vetëm për t’i bërë nder oligarkëve të vendit. Kush mund ta besojë një figurë të vjetër që i ka rënë dhe fantazia?! Askush! Me të vërtetë Rilindja është e keqja më e madhe, por dhe belaja më e madhe që u ra për pjesë shqiptarëve. Nga ky zullum e bela do të shpëtojnë në 25 prill”, deklaron Jorida Tabaku”,- tha Tabaku. .

SHKARKO APP