Asambleja e Tiranës propozon Pandeli Majkon dhe Lindita Nikollën për bashkinë

Partia Socialiste mblodhi Asamblenë e Tiranës pasditen e sotme.

Qëllimi i mbledhjes së Asamblesë lidhej me anën organizative të zgjedhjeve lokale.

Me praninë e kryeministrit Edi Rama, mbledhja është hapur nga Saimir Tahiri, kryetar i PS-së për kryeqytetin, i cili e ka përqendruar fjalën e tij të shkurtër në rëndësinë që marrin këto zgjedhje.

Nuk kanë munguar edhe sugjerimet e anëtarëve të Asamblesë për emra konkretë se kush duhet t’i përfaqësojë ata në garën e 21 qershorit për Bashkinë e Tiranës, raporton Dita.

Mësohet se emrat e sugjeruar ishin ato të ish-kryeministrit Pandeli Majko dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, ish-kryetare e njësisë bashkiake numër 1.

Kryesocialisti Edi Rama ka preferuar më shumë të dëgjojë zërin e bazës se sa të jetë protagonist në këtë mbledhje.

SHKARKO APP