Asgjë pozitive nga Brukseli për negociatat, Borell: Jam i zhgënjyer

Asgjë pozitive nuk u pa në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në Bruksel, në lidhje me procesin e negociatave, ku rrëzimi i qeverisë bullgare ditën e mërkurë rrëzoi edhe shpresën për zgjerimin e BE-së.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell shpreh zhgënjimin që vetoja e Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut nuk do të bjerë sot.

“Sot duhej të fillonim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, i cili sigurisht është një zhgënjim për shumë njerëz. Ka ende shpresë, nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti bullgar në orët e ardhshme por gjërat nuk po shkojnë mirë. Kjo tregon edhe një herë se unanimiteti është një problem i madh në vendimmarrje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?