Asnjë dosje në Gjykatë për krimet zgjedhore të 25 prillit
Edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, asnjë nga krimet zgjedhore të denoncuara si nga opozita e jo vetëm, nuk ka përfunduar në Gjykatë.
Prokuroria e Posaçme dhe ato të rretheve, mësohet se nuk kanë përfunduar hetimet për të dërguar ndonjë rast para togave të zeza, ndonëse afatet hetimore për këto raste janë 3 muaj dhe ato të Prokurorisë së Posaçme 6 muaj. Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm i kanë zgjatur me nga 3 muaj hetimet ndërsa Prokuroria e Posaçme është ende në fazën hetimore.
Gjatë zgjedhjeve parlamentare në Prokurorinë e Posaçme u depozituan 173 denoncime për krimin zgjedhor. Në morinë e shumtë të kallëzimeve 10 persona u morën të pandehur për këto vepra, 5 u arrestuan në flagrance, dhe 3 persona përfunduan “arrest në burg”.