Atentati, ndërron jetë shoferi i prokurorit Ndoja

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur nga atentati në mblikalimin e Shkozetit. Ai kishte vetëm dy muaj që kishte filluar punë. Maloku kishte marrë një plumb në mushkri dhe një në shtyllën kurrizore. Nga ky atentat mbeti i plagosur Landi Muharremi, i njohur si Aleksandër Laho si dhe prokurori Ndoja.

Me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të 24-vjeçarit, pritet të ndryshojë edhe akuza për të arrestuarin e vetëm si autorë të dyshuar të atentatit. Akuza e vrasjes “kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” do të kthehet në atë të vrasjes. Ndërkohë mbeten në fuqi akuzat për “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Natën e atentatit, nëna e Andi Malokut, i vetmi që u transportua në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të rëndë nga breshëria e kallashnikovit, e përlotur tha se djali i saj, tashmë i ndarë nga jeta, rrezikoi jetën për 30 mijë lekë të rinj rrogë si shofer. Para se të punonte shofer i prokurorit, Andi Maloku ka qenë efektiv policie në komisarin e Fushë-Krujës. Më 30 nëntor, Andi Maloku do të festonte ditëlindjen, ku do të mbushte 24 vjeç.

SHKARKO APP