Atletet e Ramës bëjnë bujë në mediat e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Edi Rama ka qenë lajm i parë në mediat e Maqedonisë së Veriut. Jo për deklaratat dhe as për marrëveshjet që do nënshkruaj me presidentin e Serbisë, por për atletet e kombinuara me kostumin klasik.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbetur i qëndrueshëm në stilin e tij që nga takimi i fundit. Edhe sot ai u paraqit në një takim trepalësh me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiç me atlete të zeza Adidas dhe një kostum të errët”,- shkruajnë mediat maqedonase.

Dhe në korrik 2017, në samitin e Triestes, kryeministri shqiptar u paraqit me një kostum dhe atlete të bardha. Gjatë atij samiti, ai pati takime me Presidentin Francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev. Kryeministri i dhuroi edhe një palë atlete presidentit të Francës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i qeverisë vijon të jetë në qendër të vëmendjes për modën që ndjek dhe stilin e veshjes. Ndërkohë Shqipëria, në mediat ndërkombëtare, veç atleteve të Ramës përmendet  për krimin e lartë dhe për azilantët që ikin nga sytë këmbët nga vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?