Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Austria interes gjeopolitik dhe ekonomik në Shqipëri

Aktualitet E martë, 28 Mars 2023 18:03
Austria interes gjeopolitik dhe ekonomik në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen përfundoi të martën vizitën zyrtare dy ditore në Shqipëri. Sot ai viziton Maqedoninë e Veriut.

Në bisedimet politike me homologun shqiptar, Presidenti Federal austriak, Alexander Van der Bellen, theksoi vazhdimin e mbështetjes së Austrisë në përparimin e Shqipërisë drejt hyrjes në Bashkimin Europian, (BE) dhe në këtë kontekst, rëndësinë e kryerjes së reformave. „Inkurajojmë Shqipërinë të kryejë reforma në sektorë që lidhen me sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe drejtësinë e pavarur, që janë ꞔështje thelbësore në fokus të metodologjisë së re të zgjerimit, Austria ka mbështetur reformën në drejtësi në Shqipëri dhe do të vazhdojë bashkëpunimin në forcimin e shtetit të së drejtës”, deklaroi Van der Bellen, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Shqipërisë, Begaj. Van der Bellen erdhi në Tiranë me ftesë të presidentit shqiptar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mbështetjen ndaj përparimit të Shqipërisë dhe ritmeve më të shpejta drejt hyrjes së Shqipërisë në BE dhe në përgjithësi të Ballkanit Perëndimor, Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen e sheh në dritën e situatës gjeopolitike të krijuar nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Në një deklaratë të dhënë në APA, (Austria Presse Agentur) lidhur me turin e tij në Ballkanin Parëndimor të nisur me Tiranën, ai vë në dukje që „ lufta në Ukrainë zuri papritur vendin e lodhjes nga zgjerimi” dhe paralajmëroi rrezikun e krijimit të një „vaakumi gjeopolitik nëse rajoni nuk mbështetet drejt integrimit. Vendet e BE-së nuk duhet të lejojnë të krijojnë një vakum në Ballkanin Perëndimor. Në rast të një vakumi gjeopolitik, zgjedhja e vendeve të rajonit do të jetë midis Rusisë dhe Kinës. Austria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e konvergjencës së Ballkanit Perëndimor me BE”, theksoi Van der Bellen në Tiranë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nisma e „pasaportave të arta” e pezulluar nga qeveria Rama në pritje të vendimit pro ose kundër tyre të Gjykatës Evropiane mori vëmendjen e presidentit austrik Van der Bellen në bisedimet politike që zhvilloi të hënën,(27.03) në Tiranë. „Nuk është një proces për të cilin është marrë një vendim. Mendoj që Shqipëria të ndjekë udhëzimet e të drejtës europiane. Nisma e „pasaportave të arta” mund të rrezikojë kredibilitetin e procesit të reformave,” the  Van der Bellen, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin Begaj.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 52 minutash
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 4 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 8 orësh

Në raport progresin për Shqipërinë  2022, Komisioni Europian e quan nismën e „pasaportave të arta” dhe atë të „amnistisë fiskale”, nisma që “rrezikojnë të bien ndesh me normat e BE.”

Interesa ekonomike – thellim bashkëpunimi

Forumi ekonomik i biznesit austriak i zhvilluar mbrëmë (27.03.) në Tiranë, në kuadër të vizitës së Presidentit Federal, Alexander Van der Bellen tregoi interesin e madh për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar të Austrisë me Shqipërinë. Një delegacion prej më shumë se 20 kompanish dhe sipërmarrësish austriakë morën pjesë në këtë forum. Interesat ekonomike të biznesit austriak, të shprehura në forumin e sipërpërmendur u fokusuan në energjitë e rinovueshme, infrastrukturë dhe turizmin. “Vitet e fundit ka rritje në flukset hyrëse të investimeve të drejtpëdrejta të kapitalit austriak në Shqipëri duke e vendosur Austrinë në vendin e partnerit të 6-të, më të rëndësishëm për Shqipërinë,” tha Presidenti Begaj në fjalen e tij në këtë forum.

Investimet e Austrisë në Shqipëri kapin shifrën e 485 milionë euro. “Më shumë se 50 biznese austriake operojnë në Shqipëri. Çështja kryesore e Forumit Ekonomik të biznesit austriak është zhvillimi i bashkëpunimit në energjinë e rinovueshme dhe infrastrukturën miqësore me mjedisin. Jemi këtu për të ofruar ekspertizën tonë në interes të përbashkët”, tha Van der Bellen.

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen e vlerësoi të rëndësishme kryesinë nga Shqipëria të Procesit të Berlinit, sivjet në shtator. “Jemi shumë të lumtur që Shqipëria do të ketë kryesinë e Procesit të Berlinit këtë vit. Ne i urojmë palëve negociuese për një zgjidhje sa më të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Van der Bellen. Të martën (28.03) presidenti Van der Bellen vijon turin e tij ballkanik në Maqedonine e Veriut./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 33 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 52 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.