Austria ishte vendi që i dhuroi Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës ndaj COVID
Austria është vendi që u dhuroi Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos e tregonte emrin e vendit, por Abc News shkruan se ishte Austria vendi që dhuroi 975 dozat për të nisur vaksinimi në Shqipëri.
Austria i ka dhuruar më herët 500 mijë doza të vaksinës Pfizer edhe Kosovës, e cila ende nuk e ka nisur vaksinimin.
Sidoqoftë, edhe pse Kosova merr 500 mijë doza nga Austria, qeveria shqiptare do t’i japë dozat e saj edhe për spitalin Infektiv të Prishtinës.
Sot në 15:00 Shqipëria nis fushatën e vaksinimit me 975 dozat e para kundër COVID19. Kryeministri sqaroi se janë 975 doza të dhuruara tashmë në Shqipëri të cilat janë dhënë nga një vend mik i Bashkimit Evropian, por nuk e rrëfeu emrin e tij.
Rama mohoi që ky vend të ishte Greqia, ndërsa nuk tha as nëse ishte Turqia. Dozat e para të vaksinës janë Pfizer/BioNtech dhe të parët që do të vaksinohen janë mjekët Najada Çomo dhe Pëllumb Pipero.