Avokati i Tahirit, Maks Haxhia ka një ”paralajmërim” për politikanët
Maks Haxhia, avokati i Saimir Tahiri i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i pyetur lidhur me shprehjen se “politikanët duhet të vishen trashë pas këtij vendimi”, tha se çdo funksionar që ka hedhur firmë, Prokuroria mund të gjejë elementë të shpërdorimit të detyrës.
Ylli Rakipi: Ju thatë që politikanët duhet të vishen trashë këtë dimër. Ç’doni të thoni me këtë?
Haxhia: Mesazhi im ishte i qartë. Për sa kohë u zhvillua një proces i tillë që nuk kishte asnjë bazë ligjore dhe u përmbys çdo gjë në mënyrën më të habitshme dhe anti-ligjore, u vendos steka, që do të thotë me këtë bazë, me këtë nivel të të provuari, më ketë akuzë, me këtë periudhë 5 vjeçare që zoti Tahiri qëndroi në dispozicion të drejtësisë, nonsense juridik, atëherë u vendos steka. Cfarë janë mbi këtë, të gjithë do të shkojnë në burg.
Ylli Rakipi: Pra për hir të reformës në drejtësi, trashë duhet të vishen edhe politikanët? Tani duhet të vazhdojë edhe djathtas, sepse u bë edhe Lefter Koka…
Haxhia: Majtas, djathtas, çdo funksionar që ka hedhur firma, mund të gjesh elementet e shpërdorimit minimum.