Avokati Zaçe Islami: Dekreti i Greqisë për zgjerimin e kufirit detar vërteton tradhtinë e lartë të Edi Rama
Nga Av. Zaçe Islami
Dekreti i Këshillit të Lartë i Shtetit të Greqisë për zgjerimin e kufirit detar të Greqisë njëanshmërisht në dëm të Shqipërisë, së pari, është një shkelje flagrante e sovranitetit të Shqipërisë dhe së dyti, vërteton katërcipërisht tradhtinë e lartë të kryeministrit shqiptar, kuislingut Edi Rama. Heshtja e kryeministrit vërteton katërcipërisht marrëveshjen e fshehtë me Greqinë, por edhe urdhërin që ka marrë në SHBA nga përfaqësuesi i lartë i Kishës greke, me të cilin u takua gjatë vizitës së fundit që bëri në atë vend. Kryeministri nuk dha asnjë intervistë apo shpjegim para shqiptarëve, se cili ishte protokolli i vizitës së tij atje, kush e ftoi, me kë u takua, dhe çfarë u bisedua. Të gjitha këtyre pyetjeve ju dha përgjigje sot presidentja e Greqisë me ligjërimin e njëanshëm të shtrirjes greke në 12 milje detare, çka do të thotë që rrëmben komplet hapësirën detare të Shqipërisë, deri edhe në plazhet tona. Situata terroriste e vendosur në vend i jep mundësi tradhtisë, ashtu siç i jep mundësi mjergulla ujkut.
A ka ligje ndërkombëtare të detyrueshme për këtë çështje?
Po shteti Shqiptar a ka qeveri? A ka parlament? Po vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2010 a është në fuqi?
Dhe së fundi, ne shqiptarët që e duam këtë vend, a do të rrimë duarkryq dhe sehirxhinj?
KOHA JONË SONDAZH

