Axhenda, reforma e para e seancës së 21 korrikut
Paketa e ndryshimeve kushtetuese që do të votohet të enjten në Kuvendin e Shqipërisë është çështja e parë e rendit të ditës së seancës plenare të 21 korrikut.
Kjo konfirmohet nga axhenda zyrtare e publikuar sot nga Kuvendi, e cila parashikon një seancë plenare me 10 pika.
Dhe teksa ndryshimet në Kushtetutë kërkojnë një miratim me shumicë të cilësuar, 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit ose 94 vota, pikat e tjera të rendit të ditës së kësaj seance, e konsideruar historike, përfshijnë dhe miratimin e pr/ligjit “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë “Star Bridge Port Development Limited”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike”; disa ndryshime dhe shtesave në vendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimin e pozicioneve të punës të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave””; pr/vendimet për plotësimin e katër vendeve vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive; pr/vendimin “Për zgjedhjen e Arben Malajt anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”; si dhe pr/vendimin “Për miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”.

KOHA JONË SONDAZH

