Baçi për aksionin e qeverisë: Drejtoritë e pushtetit lokal kanë dështuar, të pranohet zinxhiri i përgjegjësive

Gazetari Agim Baçi ka komentuar aksionet e fundit të qeverisë, përfshirë lirimin e hapësirave publike dhe valën e shkarkimeve të drejtuesve lokalë në bashkitë e vendit. Për të shkarkimet masive tregojnë një dështim të menaxhimit vendor.

”Kanë dështuar shumë drejtori në pushtetin lokal. Kryeministri nuk është kujdesur të rregullojë institucionet më herët. Në momentin që ke shkarkuar të gjithë drejtuesit e njësive administrative dhe drejtorët, ke shkarkuar edhe kryetarët e bashkive, por nuk do të bësh zgjedhje të parakohshme. Pra, ke pranuar dështimin”, u shpreh Baçi.

Baçi nënvizon se kjo situatë tregon mungesën e ndarjes së pushteteve dhe përforcon idenë se ekzekutivi po uzurpon kompetencat e pushtetit vendor. Lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike, Baçi tha se mbështet zbatimin e ligjit, por theksoi se ai duhet të jetë i njëtrajtshëm për të gjithë dhe të mos përdoret për qëllime selektive.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Shteti merr prona vetëm për interes publik, nuk merr tokën e njërit për t’ia dhënë tjetrit. Duhet sqaruar situata e ligjshmërisë në Theth. Në momentin që pranon këtë, duhet të pranosh gjithë zinxhirin e përgjegjësive”,-tha ai në ”News 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?