Balla bën bilancin për 2023-shin: Mbi 10 milionë turistë të huaj. Sekuestruam 2.6 milonë euro të padeklaruara
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një konferencë për shtyp bëri një analizë vjetore të Miministrisë së Brendshme për vitin 2023.
“Lajmi më i bukur i vitit që mbyllëm nuk ishte vetëm shifra 10.155.640 shtetas të huaj që vizituan Shqipërinë, por certifikimi ndërkombëtar i Shqipërisë sonë si një destinacion europian me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurueshme dhe siguri mbresëlënëse.
Në pikat tona kufitare hynë dhe dolën 33.7 milionë shtetas dhe 9.1 mln makina.
– U goditën 87 raste të mos deklarimit të të hollave në kufi, u sekuestruan 2.6 mln €.
-U goditën 58 raste kontrabande dhe 10 raste të trafikut të makinave.
-U goditën 154 raste të trafikut të emigrantëve të paligjshëm
-190 jetë të humbura në aksidente, 2900 persona të ndaluar për shkelje të kodit rrugor.
-Sekuestrimi i kateve pa leje, Për 9 objekte u arkëtuan 10.5 mln euro, janë dhe 4 që do paguajnë.
– 35 vrasje kriminale deri më 31 dhjetor 2023, 11 prej tyre janë krim në familje”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

