Balla: Dëshmia e Berishës, e pavlefshme. Pas tij do marrim me forcë ministrat e PD

Kryetari i Komisionit hetimor për çështjen e CEZ, Taulant Balla, tha pas përfundimit të mbledhjes se dëshmia e dhënë nga ish-kryeministri Sali Berisha është e pavlefshme. Sipas Ballës pavlefshmëria e Berishës lidhet pasi ai nuk u betua dhe nuk dha gjeneralitetet.

“Ashtu sic premtova, Berisha do të vinte si çeço në komision për të dëshmuar.  Ardhja e tij tregoi forcën e ligjit. Ai i ka shkaktuar dëm 414 milionë lekë shtetit shqiptar. E gjithë dëshmia e Berishës është e pavlefshme sepse ai nuk dha gjeneralitetet dhe nuk u betua. Ka fakte që e lidhin Berishën me këtë aferë”, tha Berisha.

Por në përfundim të deklaratës së tij, Balla paralajmëroi se Berisha nuk do të jetë i vetmi në qeverinë e tij që do të dëshmojë për këtë çështje. Sipas tij, do të thirren të dëshmojnë edhe ministrat e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është fillimi i i një ere ndryshimi në drejtësinë shqiptare. Ky është modeli, se si të thirret Sali Berisha dhe çdo ministër i tij për korrupsionin e bërë në qeverinë e tyre Këtë u desh ta merrnim me forcë. Kështu do dëshmojnë të gjithë ministrat e tij për korrupsionin që kanë bërë”,- sqaroi Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?