Balla flet për kundërshtimin e Fatmir Xhafajt për zgjatjen e afateve të Vetting-ut

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se nuk duhet humbur kohë për miratimin e zgjatjes së afateve të komisioneve të Vetting-ut . Ai njoftoi se e ka diskutuar këtë çështje edhe me Fatmir Xhafaj i cili nuk ka qenë dakord me këtë lëvizje.

Nuk ka mungesë dakordësie, Xhafaj është një ndër ata njerëz që ka dhënë kontribut në reformën në drejtësi. Kemi patur diskutim edhe së bashku si kryetar grupi. Ai mendon se Venecia e ka patur një opinion për këtë. Ka patur sensibilitet edhe nga opozita dhe ekspertë të tjerë, ndaj kemi kërkuar një opionin të ri”, tha Balla në një prononcim për mediat.

SHKARKO APP