Balla i kthen reston Berishës: Po këputet litari që e mban këtë dordolec
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e ka akuzuar si të lidhur me bandat e drogës.
“Litari që e ka mbajtur në 28 vite këtë dordolec të varur në politikën shqiptare po i këputet, për të rënë e për të mos u ngritur kurrë”, kështu është shprehur Balla për ish-kryeministrin Berisha.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Të dashur miq, më thonë që në një studio televizive ky karrikatura ka përfolur emrin tim apo të kolegëve të mij. Sikur një e njëmija e çfarë vjell përditë ky plak i rrjedhur të ishte e vërtetë, unë nuk do të qëndroja në detyrat që mbaj.
Por ky karrikatura është në hall të madh. Litari që e ka mbajtur në 28 vite këtë dordolec të varur në politikën shqiptare po i këputet, për të rënë e për të mos u ngritur kurrë.
Makthi i tij për vete dhe familjarët e vet është shumë i madh. Nuk ka ilaç që i shëron.
Izet Haxhia erdhi dhe dosja duhet rihapur!
Nuel Kalaj do të vijë së shpejti dhe do të flasë!
E mor Sali ku do biesh…
KOHA JONË SONDAZH

