Balla: Konsensus me PD nëse heqin dorë nga budallallëqet
Nga Taulant Balla
Jemi gati ta kerkojme konsensusin ne Kuvend, ne komisione, ne ajer te paster apo dhe po te duan edhe ne sallen e dasmave ose ne hollin e funeraleve te Shqupit,
mjafton qe te heqin dore nga budallalleqet e gatuara me variantin "shto uje dhe shto miell" ne mensen e Shqupit.
Me budallalleqe kam parasysh propozime qesharake qe nuk gjenden ne asnje ligj te asnje vendi te botes.
Nese duan te clirojne perfaqesimin politik nga personat e denuar te dyja draftet mund te behen nje draft i vetem konsensual brenda 24 oresh.
Ndersa nese duan te mbajne frymen e Shqupit gjalle me kete histori duke nxjerre lloj lloj cudirash te panjohura ne historine e botes, kjo pune nuk mbaron as sikur te humbasin 24 zgjedhje me radhe.
Ne do votojme cdo gje qe nuk cudit boten per nga budallalleku.
dhe qe nuk na ben ne te tjereve po aq qesharake sa c'jane bere miqte tane opozitare.
KOHA JONË SONDAZH

