Balla: Kush parakalon mjetin që transporton nxënës, do penalizohet dyfish

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thotë se do të rritet edhe më tepër siguria në shkolla, duke paralajmëruar shoferët që do të përballen me masa më të rënda nëse në perimetrin e sigurisë në shkolla do të ecin me shpejtësi.

Kur gjyshërit e prindërit dërgojnë fëmijët në shkollë, ata ia besojnë fëmijën shtetit. Shteti ka gjithë përgjegjësinë për të garantuar të gjitha dimensionet e sigurisë. Kur nisëm paketën e sigurisë në shkolla objektivi kryesor lidhej me përdorimin e lëndëve narkotike te të miturit dhe të rinjtë. Goditja e këtij rrjeti ka qenë dhe mbetet një prej sfidave kryesore. Në shtator të vitit të kaluar një shqetësim ishte përdorimi i oksidit të azotit, i cili deri në atë kohë nuk ishte i ndaluar, ndërsa tani është i ndaluar dhe ato pamje shqetësues i përkasin së shkuarës. Nuk duhet të harrojmë se ashtu sic perfeksionojmë ne parametrat e sigurisë edhe ata keqbërës perfeksionojnë qasjen e tyre duke shkuar në lëndë të tjera narkotike, ku sfida jonë është qasja që duhet të kemi ndaj drogave sintetike.

Qasja jonë është të rrisim penalitetet që lidhen me parashikimet e kodit rrugor brenda perimetrit të sigurisë në shkolla. Në momentin që ti kalon me shpejtësi në hyrje të shkollës, ti je në limitet e kryerjes së një vepre penale.

Do t’i takojë kuvendit që ta diskutojë këtë, unë jam një prej 140 votave, duhet të jemi të ashpër ndaj cdo shkelësi pranë shkollave.

Kur t’i parakalon në mënyrë të papërgjegjshme autobusin e nxënësve nuk mund të penalizohesh njësoj. Duhet të jetë dyfish më i lartë.

Këtej e tutje kush parakalon autobusin e nxënësve, ta ketë dy herë më shumë frikë sesa mjetin e kryeministrit, ministrit apo presidentit”, tha ministri Taulant Balla.

SHKARKO APP