Balla: Parlamenti dhe Qeveria shqiptare mirepresin vlerësimin e BE-së për progresin e 5 prioriteteve

Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka mbajtur fjalën sot në hapje të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, Bashkimi Europian-Shqipëri, i cili filloi punimet në Bruksel.

Në  një postim në Facebook, pasditen e së hënës, bëhet e ditur se në fjalën e tij, Balla është shprehur se “Në këtë takim të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, do të konfirmohet angazhimi i Bashkimit Europian dhe Shqipërisë për të ecur përpara dhe për të bashkëpunuar më ngushtë në çuarjen më tej të reformave madhore që janë ndërmarrë. Parlamenti dhe Qeveria shqiptare mirepresin vlerësimin nga ana e Bashkimit Europian në lidhje me progresin e qëndrueshëm për 5 prioritetet kryesore dhe duam të nënvizojmë mbështetjen e rëndësishme qe BE së bashku me SHBA ka dhënë për miratimin e reformës në drejtësi”.

Balla thekson se pa ndihmën e BE-së, pa ndihmën e SHBA-së, nuk do të ishim sot këtu, për të treguar këtë arritje të rëndësishme që na bën krenar për atë që kemi bërë, por me besim për atë që mund të bëjmë të gjithë së bashku, në të ardhmen e afërt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne shpresojmë se nëse zbatimi i vazhdueshëm i reformave kryesore dhe kryesisht reformës në drejtësi është një bazë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, miratimi i reformes ne drejtesi është një bazë solide për të marrë rekomandimin. Edhe ne kete mbledhje te Komitetit Parlamentar te Stabilizim Asocijimit ne duam te shprehim angazhimin tonë për të vazhduar të bëjmë çdo përpjekje të mundshme për të ndjekur axhendën e reformës”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?