Balla: PD të heq Dasho Alikon nga lista e vëzhguesve në Dibër
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka sulmua ashpër kreun e PD-së, Lulzim Basha për listën e vëzhguesve në zgjedhjet e së dielës në Dibër.
Në një koment në Facebook, Balla shprehet se ish-kreu i komunës Lazara, Dashnor Aliko, nuk mund të sillet nga PD si vëzhgues i zgjedhjeve në Dibër. Ai i kujton kreut të PD-së se Aliko drejtonte komunën e Lazaratit, në kohën kur ishte qendra e mbjelljes së kanabisit në vend.
Postimi i plotë në Facebook, i deputetit Taulant Balla:
“Ne Maqellare populli dhe per me shume demokratet e thjeshte ndihen te fyer nga urdheri i Bashes per te vendosur kryetarin e fundit te republikes se kanabisit ne Lazarat Dasho Alikon si kryevezhgues te zgjedhjeve diten e neserme.
Si ka mundesi qe duan t’i fyejne kaq shume dibranet me keta lloj njerezish qe Basha ka sjelle per te administruar procesin e zgjedhjeve.
A thua ka eksperience ne procese zgjedhore Dasho Aliko?
Jo. Sepse ne Lazarat nuk beheshin kurre zgjedhje. Sepse mbjellja e kanabisit, mbulohej me votat panumerim ne favor te Saliut.
A po i fyen Lulzim Basha dibranet?
Po. Cdo dite. Dibranet t’i lexojne letrat ne xhep o Lul. Jabanxhiun e respektojne, por nuk e bejne te pare shpie. Nuk mund te behet Dasho Aliko i pare ne Diber.
Prandaj hiqi dashot nga lista e vezhguesve.
Ke plote demokrate te ndershem dibrane qe per 25 vite kane vezhguar e administruar zgjedhjet ne Maqellare e kudo”.
https://www.facebook.com/b.taulant/posts/1143387125706887
KOHA JONË SONDAZH

