FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla: Përfaqësuesit e opozitës s’kanë haber nga Parlamenti

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ku shqyrtua dhe më pas u miratua dekreti i Presidentit Ilir Meta lidhur me projektligjin e ndërtimit të Teatrit Kombëtar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla, deklaron se përfaqësuesit e opozitës mos të marrin përsipër të flasin për shkelje të procedurave parlamentare pasi ato nuk e kanë lexuar kurrë Rregulloren.
Sipas Ballës ato s’kanë haber nga praktika parlamentare, në rastet kur Dekreti i Presidentit pranohet.

Statusi i plotë i Taulant Ballës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirë që në Kuvend vijnë me hope dhe kur ju teket, por të paktën mos marrin përsipër të flasin për shkelje të procedurave parlamentare ata që nuk kanë lexuar kurrë Rregulloren. Apo që haber s’kanë nga praktika parlamentare, në rastet kur Dekreti i Presidentit pranohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?