Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Prokurojmë së bashku për Shqipërinë Evropiane”, Ibrahimaj: Firmosëm marrëveshjen mes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) dhe UNOPS

Lajme E mërkurë, 9 Shtator 2026 11:22
“Prokurojmë së bashku për Shqipërinë Evropiane”, Ibrahimaj: Firmosëm marrëveshjen mes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) dhe UNOPS
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) dhe Zyra e UNOPS për Shqipërinë dhe Kosovën nënshkruan në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit “Prokurojmë së bashku për Shqipërinë Evropiane”, që synon forcimin e blerjeve strategjike, rritjen e eficencës dhe përmirësimin e mëtejshëm të proceseve të prokurimit publik në Shqipëri. Marrëveshja u nënshkrua nga administratori i OBP-së, Jonaid Myzyri, dhe drejtorja e Zyrës së UNOPS për Shqipërinë dhe Kosovën, Sabine Kania.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në ceremoninë e zhvilluar në Tiranë, morën pjesë ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Ingrid Macdonald. Në kuadër të marrëveshjes, UNOPS do të ofrojë mbështetje teknike për një periudhë gjashtëmujore, me fokus forcimin e kapaciteteve institucionale të OBP-së, përmirësimin e mekanizmave të brendshëm dhe përafrimin e praktikave të prokurimit me standardet ndërkombëtare.

Mund t'ju interesojë

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 9 orësh
Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një fillim të ri

Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një filli...

Para 9 orësh
Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë

Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë

Para 9 orësh

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Bashkëpunimi synon gjithashtu të mbështesë zhvillimin e blerjeve strategjike dhe përdorimin më të gjerë të teknologjisë dhe zgjidhjeve inovative, me qëllim rritjen e transparencës, eficencës dhe cilësisë së prokurimit publik. Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj u ndal te roli i teknologjisë dhe digjitalizimit në transformimin e mëtejshëm të prokurimit publik, duke theksuar se investimi në teknologji është një nga instrumentet kryesore për rritjen e transparencës dhe luftën ndaj korrupsionit. “Unë besoj fort që teknologjia dhe investimi në teknologji është e vetmja rrugë për të luftuar qoftë paragjykimin, qoftë eventualisht korrupsionin”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se përfshirja e inteligjencës artificiale në proceset e prokurimit do të mundësojë përmirësimin dhe automatizimin e proceseve, uljen e kostove dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike. Ibrahimaj vlerësoi progresin e bërë gjatë viteve të fundit në fushën e prokurimit publik, duke nënvizuar rëndësinë e vijimit të reformave për rritjen e eficencës dhe transparencës së sistemit. Ajo vlerësoi gjithashtu punën e stafit të OBP-së në ndërtimin dhe konsolidimin e institucionit. Duke iu referuar bashkëpunimit me UNOPS dhe organizatat e Kombeve të Bashkuara, ministrja theksoi rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e standardeve të administratës publike.

Ibrahimaj bëri të ditur se objektivi për përfshirjen e inteligjencës artificiale në proceset e prokurimit publik pritet të realizohet brenda vjeshtës së vitit të ardhshëm, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm në transformimin e mëtejshëm të sistemit. Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Ingrid Macdonald, vlerësoi rëndësinë e prokurimit publik efikas për forcimin e institucioneve dhe garantimin që burimet publike të përkthehen në shërbime cilësore për qytetarët. “Përmes këtij partneriteti, UNOPS do të ofrojë ekspertizë ndërkombëtare për të mbështetur Operatorin e Blerjeve të Përqendruara në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e performancës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira”, tha Macdonald.

Drejtorja e Zyrës së UNOPS për Shqipërinë dhe Kosovën, Sabine Kania, u shpreh se marrëveshja krijon bazat për procese prokurimi më transparente dhe efikase, duke bashkuar ekspertizën ndërkombëtare të UNOPS me vizionin strategjik të OBP-së. Ndërsa administratori i OBP-së, Jonaid Myzyri, theksoi se mbështetja teknike e UNOPS do të ndihmojë në integrimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në sistemet e prokurimit dhe në forcimin e standardeve të integritetit dhe llogaridhënies në menaxhimin e fondeve publike. Projekti do të zbatohet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe do të fokusohet në forcimin e kapaciteteve të stafit të OBP-së dhe përmirësimin e mekanizmave të brendshëm, me synim rritjen e cilësisë, eficencës dhe aksesueshmërisë së shërbimeve publike.

/rtsh.al/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.