Balla reagon pas arrestimit të 6 të rinjve: Ekspozimi i armëve në rrjete sociale kërkon angazhim maksimal të Policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të 6 të rinjve të cilët kryenin qitje me kallashnikov, që e kishin pa leje dhe videot i postonin në rrjetin social TikTok.

“Armëmbajtja pa leje nga të rinjtë, ekspozimi i armëve në rrjete sociale, kërkojnë angazhim maksimal të Policisë së Shtetit, për evidentimin dhe goditjen e tyre. Përgëzime Policisë së Shtetit 📍Durrës, e cila përmes monitorimit të rrjeteve sociale ka identifikuar shtatë persona në moshë të re si posedues armësh zjarri”, shkruan Balla në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?