FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla reagon për Berishën që flet nga ballkoni i shtëpisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ditën e sotme është pyetur nga gazetarët lidhur me veprimin e Sali Berishës që u flet mbështetësve nga ballkoni i shtëpisë.

Balla gjatë gjithë fjalës së tij nuk e përmendi emrin e Sali Berishës por iu drejtua me zotëria.

“Kam dëgjuar shumë intepretime nga mediat për mënyrën e zbatimit të arrestit në shtëpi. Kodi i Procedurës Penale thotë se ke të gjitha ndalimet që ke gjatë arrestit me burg. Nuk e kam shkruar unë as zotëria por e kam votuar dhe unë dhe zotëria. Këtu është ndarja e dy botëve. Nuk dua të hyj asnjë koment. Nuk kam pasur asnjë kontakt me policinë e shtetit që shtetasi në fjalë të trajtohet një lloj si shtetasit e tjerë. Është e papranueshme por megjithatë i takon institucioneve të tjera të komentojnë”, tha Balla ditën e sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?