Balla shkon në zyrën e ministrit Xhafaj

Pas qëndrimit të opozitës, e cila nesër pritet të dalë në protestë tek Ministria e Brendshme, ku do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka zhvilluar një takim disa minutësh me ministrin  Xhafaj mesditën e sotme.

Takimi vjen në një moment që kryeministri Rama ndodhet në Paris për një takim me presidentin francez lidhur me fatin e Shqipërisë në Bruksel këtë fundqershori. Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar, teksa ne media ka qarkulluar orët e fundit një lajm për dorëheqjen e tij, gjë që është mohuar nga zyra e shtypit e Xhafajt.

Pas takimit me aleatët, kreu i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, tha se në emër të opozitës dhe të shqitarëve, presin largimin e ministrit Xhafaj. “Në emër të Partisë Demokratike, në emër opozitës, kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm pengon zbatimin e Ligjit Antimafia”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha u shpreh se Xhafaj hesht dhe i fshihet përgjegjësië së tij ligjore dhe politike. Ai thotë se ministri ndihmoi vëllanë e tij ”t’i shpëtojë ekstradimit në Itali dhe vuajtjes së dënimit Italian në Shqipëri dhe të vazhdojë trafikun e drogës dhe të jetë një nga kokat e trafikut të drogës sic e panë dhe e dëgjuan dje mbarë shqiptarët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?