Balla: Shqipëria do të mirëpresë në qershor konferencën rajonale europiane të Interpol

Shqipëria është përzgjedhur për të mirëpritur konferencën rajonale europiane të organizatës ndërkombëtare të policisë kriminale Interpol, e cila do të zhvillohet në Tiranë në datat 11-13 qershor.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë.

Balla u shpreh se “Shqipëria po mirëpret samitet e BE-së, sikurse ndodhi në dhjetor të 2022, mirëpret samitet e Procesit të Berlinit, si dhe këtë samit të rëndësishëm të organizatës më të madhe të bashkëpunimit policor në botë, Interpol”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?