Balla: Strazimiri dje dorëzoi pistoletën apo këllëfin?
Deputeti i PS-së, Taulant Balla u kërkoi deputetëve të PD-së që kanë bllokuar sot foltoren e Kuvendit, ta përjashtojnë deputetin e tyre, Genti Strazimiri. Balla e quajti atë madje ‘Indiana Jones’, duke shtuar se vetë opozita nuk e merr seriozisht dekriminalizimin, në kushtet kur sipas tij, deputeti i saj, i filmuar me armë në protestën e së hënës, nuk është në parlament për të sqaruar çështjen.
“Ku e keni Indiana Xhonsin, pse nuk e sillni Gent Strazimirin këtu?! Vetë deputeti i akuzuar për armëmbajtje pa leje, ka për detyrë të informojë Kuvendin, se cfarë dorëzoi dje, pistoletën apo këllëfin e Ristanit. Pse nuk e përjashtoni ju Gent Strazimirin? Pse nuk e keni sjellë ju këtu sot, Indiana Xhonsin që fliste për dekriminalizimin. Përjashtoni Strazimirin dhe hajde të flasim për çështje të rëndësishme”,- tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

