FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla: Zgjedhjet janë mënyra si dëgjohet zëri i qytetarëve, Zvërneci investimi më i madh në historinë e Shqipërisë

Drejtuesi politik i qarkut Tiranë për Partinë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me të rinj në Vorë, ku në qendër të diskutimit ishin procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, roli i zgjedhjeve në demokraci dhe ndikimi i investimeve të huaja në zhvillimin e vendit.

Gjatë bashkëbisedimit, Balla u ndal te rëndësia e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje, duke theksuar se vota mbetet instrumenti kryesor për të përcaktuar drejtimin e qeverisjes dhe për të garantuar përfaqësimin demokratik.

Duke komentuar debatin mbi investimin strategjik në Zvërnec, Balla tha se mbështetja për këtë projekt është e gjerë, si nga qytetarët brenda vendit ashtu edhe nga diaspora shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në demokraci, mënyra se si dëgjohen njerëzit janë zgjedhjet. Mund të dalin në protestë 1 mijë, 5 mijë apo 10 mijë veta, por ka miliona të tjerë që përfaqësohen përmes votës. Mandati që marrim është një kontratë me qytetarët dhe në fund të tij rikthehemi sërish për të kërkuar besimin” tha ai.

Balla ka theksuar gjithashtu se në këtë debat ka pasur shumë dezinformim dhe apeloi për më shumë përgjegjësi publike në trajtimin e çështjeve me rëndësi kombëtare.

“Në këtë situatë dezinformimi unë mendoj që të gjithë duhet të kontribuojnë nga pak që e para, njerëzit të kenë dëshirë për të dëgjuar, dhe e dyta, të kenë edhe dëshirë për të kuptuar. Sepse Zvërneci është investimi më i madh që ka parë ndonjëherë Shqipëria jonë, nuk e ka pasur ndonjëherë Shqipëria një mundësi të tillë”, shprehet Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?