Ballafaqimi që në 2017 për faturën 110 milion euro që sot u vulos/Spahiu: Kapriço e Ramës, të ndiqet penalisht

Binzesmeni italian Francesco Bechettit ka fituar gjyqin kundër qeverisë “Rama” për mbylljen e televizionit “Agon Channel”. Vendimi i gjykatës e cilëson mbylljen e kësaj media të paligjshme dhe detyron qeverinë t’i paguajë biznesmenit 110 milionë euro, të cilat do të jepen nga taksat e qytetarëve.

Spahiu ka publikuar një video të vitit 2017, teksa shihet të debatojë me Arben Ahmetajn dhe Erion Braçen, menjëherë sapo nga gjykatat ndërkombëtare nisën të vijnë lajmet për gjobat që duhet të paguajë populli për faj të keqqeverisjes.

Sot ai thotë se fatura e pagesës duhet t’i shkojë kryeministrit Edi Rama në Surrel. Për të, ai duhet të përgjigjet penalisht për abuzimin skandaloz me detyrën. ”Deri atëherë, ai do të paguajë faturën politike. Më 25 prill, votojmë për të rrëzuar qeverinë e hajdutëve dhe zhvatësve politikë. Votojmë ndryshimin e madh”,-shkruan Spahiu në facebook.

Postimi i plotë

Fatura 110 milionë euro që do detyrohemi të paguajmë ndaj një biznesmeni italian për kapriçon personale të kryeministrit, është në fakt një gjobë për popullin shqiptar.

Gjoba për taksapaguesit vjen nga arbitrazhi ndërkombëtar, sepse është kryer një shkelje. Dhe shkeljen nuk e ka kryer populli, por vetëm një njeri. Edi Rama.

Fatura e pagesës duhet t’i shkojë atij në Surrel. Ai duhet të përgjigjet penalisht për abuzimin skandaloz me detyrën.

Deri atëherë, ai do të paguajë faturën politike. Më 25 prill, votojmë për të rrëzuar qeverinë e hajdutëve dhe zhvatësve politikë. Votojmë ndryshimin e madh.

Më poshtë, mund të ndiqni ballafaqimin tim me “rilindasit e rinj” në vitin 2017, sapo nga gjykatat ndërkombëtare nisën të vijnë lajmet për gjobat që duhet të paguajë populli për faj të keqqeverisjes.

SHKARKO APP