Kryeministrit Rama i drejtohet deputetit Shehaj: Ke bërë biznes në një ndërtesë të paligjshme

Kryeministri Edi Rama teksa e etiketon deputetin demokrat Agron Shehaj si ”ballist foltoreje” thotë se aksioni i IKMT bashkë me Policinë ka ardhur pasi deputeti ka bërë biznes në një ndërtesë të paligjshme. ”Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel”,-shkruan Rama në një postim në Twitter.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar politikisht mbi biznesin i tij, që ia paska mbyllur policia e regjimit për t’i mbyllur gojën zotit Agron! Pyes dhe ç’të dëgjoj?! Zoti Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje!

Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit. Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel.

Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka.

https://kohajone.com/agron-shehaj-terror-ne-biznesin-tim-policia-nxorri-200-punonjes-me-dhune-nga-zyrat/

SHKARKO APP