Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Balluku: Brenda këtij mandati përfundon Unaza e Madhe, Porti i Durrësit dhe aeroporti i Vlorës

Politikë E enjte, 16 Shtator 2021 13:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Seanca parlamentare është hapur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, e cila i është përgjigjur pyetjes lidhur me investimet që kanë nisur dhe ato që do të përfundohen brenda mandatit të tretë.

Ministrja Balluku renditi projektet e rrugëve, porteve dhe aeroporteve, që sipas saj, do të mbyllen brenda këtij mandati 4-vjeçar, duke përfshirë këtu Portin e Durrësit, të Sarandës, aeroportin e Vlorës, etj. Ndërsa, sipas ministres, brenda këtij mandati nuk mund të përfundojë projekti i korridorit blu, ndonëse do të nisë puna muajt në vijim.

“Do të ndaloja fillimisht te portet, që janë pjesë e paketës së zhvillimit infrastrukturor, kanë nisur. Tani jemi në fazën e garës për projektin e detajuar të Durrësit, që përfundon në muajin tetor. Pastaj do të nisim garën ndërkombëtare për ndërtimin e Portit të Durrësit. Ky port i ri ndërkombëtar do të dorëzohet brenda këtij mandati. Porti i Vlorës, ashtu siç edhe e kemi thënë, ndryshon destinacionin për t’u lidhur me vazhdimin e Lungomares dhe kthehet në një triport. Krijohet aty një port i integruar, që mbulon shërbimet integrale, por edhe ato të peshkimit. Si ndërtimi i triportit, ashtu edhe porti në Porto Romano, do të shoqërohen me nënstacionet elektrike, për të përballuar kapacitetet e shtuara në të dyja këto pole.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Jemi të përgatitur për të nisur shumë shpejt, brenda muajit nëntor, kantierin në aeroportin e Vlorës. Po përmbushen të gjitha paketat, që duhet të jenë të gatshme para nisjes së kantierit dhe më pas ngritjen e tij. Ky do të jetë aeroporti ndërkombëtar më i madh në vend me një pistë 3.2 km. Aty do të jetë dhe shërbimi për mirëmbajtjen e avionëve, gjë që deri më tani nuk e kemi pasur. Kjo hap një industri të re në këtë fushë. Aeroporti do të jetë gati brenda mandatit 4-vjeçar. Kemi hapur garën për aeroportin e Sarandës. Ky i fundit do të jetë një aeroport turistik sezonal. Do duhen 24 muaj për ndërtimin e këtij aeroporti. Parashikohet që edhe ky aeroport të dorëzohet në pranverën e vitit 2025, pra në përfundim të mandatit të tretë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sa i përket infrastrukturës, dua të qëndroj te korridori blu, korridori adriatiko-jonian, për të cilin jemi përgatitur prej kohësh. Me fillimin e punës në muajt në vazhdim, do të rihapet gara në vazhdim, por nuk pritet të përfundojë brenda këtij mandati. Për të plotësuar këtë korridor, një element i rëndësishëm është by-pass i Gjirokastrës, për të cilin kemi aplikuar dhe shpresojmë ta marrim.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 16 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Projekte të tjera, që do të përfundojnë, është Unaza e Madhe e Tiranës, që është drejt përfundimit. Tashmë gara është e hapur për të vazhduar me pjesën nga lidhja e Shqiponjës deri në zonën e Shkozës. Mbyllim brenda 24 muajsh të gjithë Unazën e Tiranës, një vepër kjo që do ju shërbejë të gjithë shqiptarëve, pasi bën lidhjen me autostradat në hyrjet e Tiranës.

Do doja të ndalesha edhe te një pjesë tjetër e rëndësishme, që do ta quaja si një nga komponentët më të rëndësishëm të këtij mandati. Ne kemi nisur punën prej kohës, por tani ka ardhur koha për të marrë rezultate. Bëhet fjalë për sektorin hekurudhor, ku kemi arritur të përmbyllim fazën përgatitore të projektit të parë, që është hekurudha Tiranë-Durrës. Jemi në negociata për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit, që është projekti më i madh në këtë sektor. Ky projekt do të dorëzohet brenda këtij mandati.

Në javën e ardhshme në Tiranë do të kemi një delegacion të Bankës Evropiane të Investimeve, që do të na mbështesë për pjesën e segmentit Durrës-Pogradec, e më pas Lin-Maqedonia e Veriut apo Lin-Greqi. BEI do na mbështesë për nisjen e segmentit të parë Durrës-Rrogozhinë”,- tha ministrja Balluku.

Etiketat e lidhura

Belinda Balluku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 11 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 21 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 21 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 24 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.