FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balluku: Drejt përfundimit punimet për rinkonstruksionin dhe fuqizimin e nënstacionit elektrik Tirana 1

Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku këtë të mërkurë pati një inspektim tek nënstacioni elektrik Tirana 1. Në një postim në facebook, Balluku shkruan se kjo ndërhyrje përmirëson cilësinë e furnizimit me energji për afro 25 mijë banorë dhe biznese të kryeqytetit.

”Drejt përfundimit punimet për rinkonstruksionin dhe fuqizimin e nënstacionit elektrik Tirana 1, pranë Zogut të Zi.

Një ndërhyrje, e cila rrit kapacitetet shpërndarëse dhe sigurinë, ul humbjet, si dhe përmirëson cilësinë e furnizimit me energji për afro 25 mijë banorë dhe biznese të kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po investojmë kudo në Shqipëri për të modernizuar sistemin tonë energjetik, rritur standardin dhe përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve”,-shkruan Balluku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?