Balluku flet për transportin e mbetjeve toksike: Porti s’ka lidhje me procesin, u procesua nga koncesionari

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një reagim për mediat, tha se transporti i mbetjeve të rrezikshme të Kurum u procesua nga koncesionarët evropianë që operojnë në Portin e Durrësit.

“I bëj thirrje mediave të tregohen të kujdesshme teksa analizojnë këtë çështje, që përveç delikate, është shumë e komplikuar nga ana juridike dhe proceduriale. Analizat që kam dëgjuar afektojnë imazhin e Shqipërisë. Duhet të presim vendimet sa i përket kësaj çështjeje të rëndësishme mjedisore. Çështja ka marrë emrin: Porti i Durrësit. Porti dhe mbetjet janë dy gjëra të ndryshme. Kam parë që përfshihet Autoriteti Portual dhe disa ministri. Transporti i mbetjeve ka nisur që në 1998, ka një protokoll të mirëfilltë, nuk është asgjë e re, ka tranzitim dhe transportim të mbetjeve të rrezikshme që janë të koduar në bazë të kodeve të transportit të këtyre mbetjeve.

Ajo që është më e rëndësishme është se Autoriteti Portual nuk ka lidhje me këtë proces, se janë procesuar nga koncesionarët evropianë që operojnë në Portin e Durrësit. Janë dy entitete konkurrente që ta keni të qartë”, tha Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke pohuar se qeveria shqiptare ka pasur vazhdimisht konflikte me Kurum, ministrja Balluku tha se kompania është e detyruar të japë sqarime për këtë çështje sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Qeveria shqiptare nuk është hera e parë që ka konflikte me Kurum, edhe para pak ditësh kemi pasur fitoren e një gjyq për koncesionin në Portin e Durrësit dhe shkeljet që Kurum ka bërë. Do të jetë i detyruar që të japë shpjegimet e duhura, në këtë rast flitet për territor e meta, në ditët në vijm do të ketë reagim për këtë çështje sociale që na shqetëson shumë”, shtoi Balluku para mediave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?