Balluku: Fluksi i turistëve na ka vendosur para një sfide e përgjegjësie të re

“Mora shkas nga kjo video ajrore e postuar nga miku im Alket Islami, e cila tregon se si vizitorët e Ksamilit , tashmë pagëzuar si ” Maldivet e Europës” i duhet të presin në rradha të gjata për t’u akomoduar.
Prej rreth 5 vitesh tashmë, kemi studiuar dhe i kemi dhënë zgjidhje infrastrukturës rrugore në jug të vendit me investime që kanë përfunduar e janë drejt përfundimit, si • Tuneli i Skërficës
• Rruga Kardhiq-Delvinë
• Rruga Orikum-Dukat
• Bypass i Vlorës
• Rruga Palasë-Dhërmi
Apo Tuneli i Llogarasë, krenaria infrastrukturore shqiptare.
Megjithatë fluksi i vizitorëve në këtë verë, promovimi që vetë ata i kanë bërë vendit tonë, na ka vendosur ne në #MIE, #ARRSH e #FSHZH, para një sfide e përgjegjësie të re.
Studimi e projektimi i rrugës Dhërmi – Sarandë , zgjerimi dhe rehabilitimi i akseve turistike si ky i Ksamilit, apo të gjitha rrugët ndërlidhëse në skajin jugor të vendit, pavarësisht se kanë qenë në planet tone, tashmë duhet ti përshpjetojmë në kohë.
I njëjti proces duhet të ndodh me bashkitë , të cilat duhet të studiojnë dhe projektojnë kapacitete të reja shërbimesh, duke nisur nga parkimi publik e deri tek pastrimi .
Sfidat na motivojnë!”, shkruan ministrja Belinda Balluku në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?