Balluku: Mandati i 12 në Fier ishte surprizë. PD nuk do t’i njohë zgjedhjet

Drejtuesja politike e PS-së për qarkun Fier, Belinda Balluku, flet për procesin e votimit, të numërimit dhe të rezultateve të deritanishme nga zgjedhjet e 11 majit. Balluku u shpreh se PD-ja e ka taktikë bllokimin dhe këtë e ka përdorur gjithmonë. Për të mandati i 12 ishte surprizë edhe pse procesi i numërimit ende nuk është mbyllur.

”Në vitin 2021, rezultati që kemi marrë në Fier nuk konsiderohej i mirë nga PS, kështu që misioni ynë ka qenë që të punonim në të gjithë qarkun që të punonim me socialistët për të kthyer mandatin e dhjetë, atë që humbëm në vitin 2021. Në diskutime, unë arrita të kuptoja që mund të shkonim edhe më tej dhe e kishim projektuar që të shkonim edhe më tej, por nuk e kemi pritur mandatin e 12, ishte diçka e paparashikueshme. Unë dua të them dhe diçka, ne duhet të presim deri në fund të këtij procesi, pasi është një lloj kodi zgjedhor që ka sjellë një lloj mënyre tjetër llogaritje. Entuzizmin ta shfaqim në kutinë e fundit”,-tha Balluku në ”A2cnn”.

Për Ballukun, PD-ja nuk do t’i njohë zgjedhjet. ”Partia Demokratike nuk do të njohë as zgjedhjet, këtë e kemi dëgjuar gjithmonë. PD-ja është gjithmonë e vjedhur e dhunuar, ndërkohë që janë dhunuesit kryesorë si për gjuhën agresive dhe gjuhën e baltës që përdorin, bullizimit që bëjnë, fakteve dhe shpifjeve që bëjnë. E thënë kjo, nuk më shqetëson fare për sa kohë KQZ-ja është një institucion i pavarur”.

SHKARKO APP