FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balluku njofton datën, ja kur hapet tuneli i Llogarasë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, në analizën vjetore njoftoi se tuneli i Llogarasë do të hapet në fillim të sezonit.

Tuneli i cili do të shkurtojë rrugën për në plazhet e jugut të vendit, do të hapet më 30 qershor.

Një tunel që ka qenë një ëndërr në sirtar për shumë qeveri shqiptare, por që u realizua nga qeveria Rama, që ka nisur atëherë kur duhej, pikërisht në Nëntor të vitit 2021 dhe do të përfundojë siç kemi premtuar, pavarësisht një kontrate 36 mujore, ne kemi premtuar që do të hapet në fillim të sezonit veror 2024 dhe ashtu do të ndodhë. Më 30 qershor 2024 vepra do të dorëzohet sipas të gjitha parametrave të parashikuara”, tha Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për aksin Thumanë-Kashar, Balluku tha se të futet në funksion gjatë verës së këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi nisur vitin me një inspektim në aksin Thumanë-Kashar si një nga akset më të rëndësishme të Korridorit Blu. Korridori Blu është i gjithi një aks i rëndësishëm, por sa i përket Thumanë-Kashar, edhe për shkak të volumeve të trafikut të vizitorëve të huaj në vendin tonë që këtë vit kanë arritur 10 milionë, ngarkesa që ndodh në pjesën e Fushë-Krujës apo në nyjen e Rinasit ka bërë që padyshim të ndjejmë kompleksitetin që duhet zgjidhur sa më parë. Kështu që është kërkuar edhe nga kompania koncensionare e këtij aksi që të vijohet sa më parë dhe të dorëzohet para afatit. Kështu që Thumanë-Kashar, së bashku me dy nyjet e tij të rëndësishme do të futet në funksion edhe ai gjatë verës të vitit 2024, duke shfryrë njëherë e mirë të gjithë trafikun që krijohet në autostradën e veriut dhe problematikën që krijohet në aeroportin e Rinasit”, u shpreh ministrja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?