Balluku: Sot bujqësia shqiptare ka kaluar në një stad të ri zhvillimi. Me sfida e ambicie të reja

Zv/kryeministrja, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim në Krutje e Sipërme. Balluku shkruan se sot bujqësia shqiptare ka kaluar në një stad të ri zhvillimi. ”Lushnje, Krutje e Sipërme. Tek vëllezrit Shani, ku na u bashkuan edhe shumë fermerë të tjerë që jetën e tyre e kanë lidhur me bujqësinë. Kanë zgjedhur të flasin me punë, ndaj prodhimet e dala nga duart e tyre i gjen kudo në tregjet europiane.  Sot bujqësia shqiptare ka kaluar në një stad të ri zhvillimi. Me sfida e ambicie të reja. Fokusi ynë është i qartë gjithmonë pranë atyre që punojnë, prodhojnë e ndihmojnë ekonominë e vendit”,-shkruan Balluku.

SHKARKO APP