BALZAKU PËR ATA QË PUNOJNË NË GAZETARI
Politikë E Shtunë, 16 Maj 2020 21:26
BALZAKU PËR ATA QË PUNOJNË NË GAZETARI
“Ai që ka punuar në gazetari, ose që punon ende, është i detyruar nga një domosdoshmëri mizore t’i përshëndesë njerëzit që i përbuz, t’i buzëqeshë armikut të tij më të madh, të bjerë në ujdi e të marrë pjesë në poshtërsitë më të ndyra, të turpërohet e të ndyjë duart duke dashur t’i paguajë agresorët e tij me monedhën e tyre. Mësohesh të shikosh të tjerët tek e bëjnë të ligën dhe mësohesh ta lësh atë të kalojë pa ndërhyrë. Fillon të miratosh dhe, tekefundit, arrin ta bësh edhe vetë. Me kalimin e kohës shpirti, i njollosur pareshtur nga dallavere të turpshme e të vazhdueshme, zvogëlohet, zvetënohet, susta e mendimeve fisnike ndryshket, menteshat e banalitetit hahen nga përdorimi dhe vërtiten vetiu. Alcestët bëhen Filentë, karakteret squllen, dobësohen, talentet degjenerohen e prishen, besimin në veprat e bukura e merr era. Ai që donte të krenohej me faqet e veta e derdh kot mundin e vet në artikuj të mjerë, që ndërgjegjja e tij ia sinjalizon shpejt a vonë si veprime të ulëta e të këqija…”.
Honoré de Balzac fb © a. p. (Aurel Plasari)
KOHA JONË SONDAZH